Zhaklin Lekatari është emri që zëvendësoi Balina Bodinakun në Big Brother Vip Albania si opinioniste në krah të Arbër Hajdarit.
Fillimisht u prit mirë nga publiku. Por më pas me komentet e saj, sidomos kundër Luizit, shumë shpesh ka ‘irrituar’ një pjesë të mirë të publikut dhe njëherë u bë pjesë e një skandali që përfshinte Oltën dhe bashkëshortin e saj.
Por, një foto tjetër po qarkullon në rrjet dhe është një pjesë e shkëputur nga një intervistë e saj ku për Big Brother si format nuk shprehej aspak pozitive.
“Nuk e kam parë Big Brother e kam evituar sa më shumë të ishte e mundur. Ishte dalldi kolektive totalisht e pajustifikuar nuk doja ta dija çfarë ndodhte aty se ishte humbje kohe.
Dinamikat e shtëpisë mund të ishin dhe të sajuara dhe nuk më sillnin asnjë të mirë. Sa më shumë i shihja të polarizuar, më dukej sikur e gjithë kjo shoqëri e dalë në një arenë për personazhet e Big Brother.
Një vrimë në ujë, një thagmë!
Vetëm fakti që do jem e mbyllur dhe do jem kavje dhe nuk do vendos unë dhe nuk do jem unë aktori i asaj kohe, më shqetëson.”
Tashmë kuptohet që deklarata e saj e mëparshme ka qenë thjesht xhelozi nga fama e BBV pasi sot është vetë pjesë e BBV.