spot_img
spot_img

Festoi për triumfin e Gjestit, por Rozana Radi e thotë troç: U mërzita që nuk e fitova vet

spot_img

Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, këngëtarja dhe ish-finalistja, Rozana Radi, ka ndarë mendimin e saj për fituesin e këtij edicioni, Gjestin.

E ftuar në “Top Albania Radio”, Rozana u shpreh se ndonëse është ndjerë e zhgënjyer që nuk arriti të fitonte çmimin e madh, ajo e përgëzon Gjestin për fitoren dhe i uron që kjo arritje t’i shërbejë si trampolinë për karrierën e tij muzikore.

“Unë u mërzita që nuk e fitova, por i kam thënë atij se kush e fiton, është mëse e merituar. Ai ta gëzojë, t’i shkojë mbarë dhe t’i shërbejë si një trampolinë në karrierë,” u shpreh ajo.

Megjithatë, Rozana nuk hezitoi të bëjë edhe disa komente kritike për ish- banorët, duke lënë të kuptohet se raportet që ata kanë krijuar me Gjestin nuk kanë qenë të vërteta.

“Ata nuk e kanë dashur Gjestin. Po ta donin, do ta kishin thënë. Ajo që ka thënë se ai është lezet i shtëpisë, jam unë,” deklaroi me bindje këngëtarja.

Lajmet e fundit