16.5 C
Tirana
E mërkurë, 8 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Florian Binaj largohet nga “Portokalli”?

    Një nga aktorët më të njohur komikë në vendin tonë, Florjan Binaj, ka qenë sot në qendër të vëmendjes. Kjo pasi po përflitet se ai nuk do jetë më në Portokalli”, pjesë e të cilës ka qenë prej shumë vitesh.

    Spektakli i humorit do të rikthehet ditën e diel me sezonin e ri, mirëpo në promon e publikuar ditët e fundit vihet re mungesa e Florit. Aktori jo vetëm që nuk është në videon që paralajmëron fillimin e sezonit të ri, por po ashtu nuk ndodhet as në Shqipëri gjatë kësaj periudhe provash dhe të nisjes së programit.

    Ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetet e tij sociale disa foto duke treguar se ndodhet në nje ekspeditë turistike në Kenia të Afrikës. “Sa më larg monotonisë së përditshmërisë, aq më qartë kupton për kë duhet shpenzuar koha e çmuar që na është dhënë për të jetuar- shkruan Flori në një nga postimet e tij në “Instagram”, ndërkohë që të gjithë komentuesit kanë pyetur aktorin lidhur me qëndrimin e tij në “Portokalli”, por ai nuk u është përgjigjur.

    Kjo nuk është hera e parë që aktori përflitet për një largim nga “Portokalli”, pasi disa herë ka patur zëra mbi largimin e tij. Vlen të theksohet se në disa intervista Flori ka deklaruar se gjithmonë është dera e hapur për projekte të reja, kudo qofshin, dhe se asgjë nuk është e përjetshme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit