spot_img
spot_img

Gara për kreun e RTSH-së: Skualifikohet Eni Vasili, Aurora Polo drejt zgjedhjes!

spot_img

Këshilli Drejtues i RTSH ka finalizuar listën e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm, duke kaluar në një fazë vendimtare.

Pas një mbledhjeje të mbushur me debate të forta sipas mediave, janë përzgjedhur dy kandidatë që do të shkojnë për votim: Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo.

Ndërkohë, Eni Vasili është përjashtuar nga gara. Vendimi për skualifikimin e saj është marrë nga shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues, të cilët kanë vlerësuar se ajo nuk përmbush kriteret e nevojshme për këtë pozicion.

Në këtë fazë përfundimtare, zgjedhja e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të RTSH-së do të bëhet mes Jetmir Shpuzës dhe Aurora Polos, e cila aktualisht mban detyrën e drejtores së Përgjithshme të komanduar pas largimit të Alfred Pezës.

Lajmet e fundit