Dasara Karaiskaj bëri bujë me pretendimin se Jozi është gay dhe se është në një marrëdhënie me një partner, duke përmendur edhe lidhjen e tij me Zvicrën dhe Milanon, pohim ky qe shkaktoi një valë reagimesh në rrjetet sociale.
Gazetarja, e perballur me nje rrebesh kritikash, ka kërkuar falje publike për deklaratën e saj. Ajo theksoi se kishte nxituar dhe se komentet e saj ishin interpretuar gabim.
“Ndjej që është e nevojshme të bëhet një sqarim që të qetësoj të gjithë shqiptarët që u prekën apo u indinjuan nga postimi im. Unë jam nxituar, është difekti im më i madh. Për rrjedhojë, edhe jam keqkuptuar”, ka shkruar ajo.
Dasara shtoi se nuk kishte qëllim të fyente askënd dhe se nuk është kompetente për të komentuar orientimin seksual të askujt. Karaiskaj theksoi se jetojmë në një botë të lirë ku secili ka të drejtën të shfaqë veten për atë që është dhe se ka qenë gjithmonë mbështetëse e komuniteteve LGBTQ+.
Ajo gjithashtu i kërkoi ndjesë ndaj familjes së saj dhe familjarëve të personave të prekur nga deklarata e saj, duke theksuar se familja e saj nuk meriton të përballet me fyerje për shkak të veprimeve të saj.
“Në fund fare, dua t’i kërkoj falje familjes sime dhe familjarëve të personave të prekur për të gjitha fyerjet që marrin dhe kanë marrë gjithnjë për shkakun tim,” përfundoi ajo.