spot_img
spot_img

Gjesti shqetëson fansat, ç’po ndodh me këngëtarin?

spot_img

Reperi i njohur Gjesti ka habitur ndjekësit me një Instastory të pazakontë, ku ka lënë një mesazh enigmatik që ka ngritur shumë pikëpyetje.

Ai shkroi: “Hala pa gjum qat minut qe menoni qe jom tu flejt gabim e kini thjesht ka met edhe pak koh mja lon kohes full e kom”.

Ky postim ka shkaktuar reagime të menjëhershme nga fansat, të cilët spekulojnë nëse bëhet fjalë për një paralajmërim për një projekt të ri muzikor apo për një situatë personale që reperi po përjeton.

Gjesti nuk ka dhënë asnjë shpjegim shtesë, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme.

Nuk është hera e parë që ai ndan mesazhe të tilla misterioze, duke e mbajtur publikun në pritje për surprizat e radhës.

Gjesti shqetëson fansat, ç’po ndodh me këngëtarin?

Lajmet e fundit