spot_img
spot_img

Gruaja e Erik Lloshit mund të jetë mërzitur vërtet për hyrjen e tij në BBV

spot_img

Deklarata e para disa viteve e Erik Lloshit se hyrja e tij në Big Brother me siguri do ndodhte vetëm nëse ai do të divorcohej nga bashkëshortja, mund të ketë pasur një të vërtetë brenda.

I ftuar në “Top Albania Radio” ishte menaxheri i Erik Lloshit, Anton Prendi, i cili konfirmoi se bashkëshortja e Erikut, Romina, ka thënë vërtet se nuk e donte hyrjen e tij brenda formatit:

“Romina nuk është se është kundër fomatit të Big Brother, por privatësinë e familjes e ka shumë të shenjtë.”

Gjithashtu, ai shtoi se ka tentuar ta komunikojë Rominën, por nuk ka marrë përgjgije.

“Gjithmonë kemi pasur komunikim. Këto ditë kam provuar të komunikoj [me Rominën], por s’kam arritur. Shpresoj t’i ketë parë videot që unë postoj tek Instagrami i tij [Erikut].”

I pyetur nga Ronaldo Sharaka nëse mendon se gruaja e Erikut është mërzitur për hyrjen e tij brenda, menaxheri u përgjigj se me siguri po:

“E sigurt, ajo ka dy vjet që ia ka bërë të ditur që çdo gjë do kishte pranuar, [vetëm] hyrjen në Big jo.”

Në fund, Prendi, që e ka shoqëruar Erikun deri në hyrjen e tij brenda Big Brother-it, tha se shpeshherë këngëtari kishte shprehur mërzi dhe kishte menduar madje të mos hynte brenda.

Lajmet e fundit