9.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Hygerta Sako: S’kam nevojë për burrë, jam më mirë vetëm

    Moderatorja sportive, Hygerta Sako shprehet se po e shijon jetën si nënë beqare. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo thotë se është më mirë që të presë kur të vijë i duhuri, se sa të harxhosh kohë me njerëz që ndoshta nuk vlejnë.

    Gjatë emisionit, Sako renditi 10 sekrete të vlefshme për një jetë të shëndetshme. Duke filluar nga familja, kafshët, udhëtimet apo puna, dashuri të mëdha e të vogla të saj, moderatorja u kujdes të përzgjidhte çfarë ka vërtet rëndësi.

    Megjithatë, mes tyre mungoi vetëm një, të cilin Hygerta e dha në formën e një përgjigjeje-këshillë.

    Mes gjithë atyre këshillave aq të bukura, një moment nuk u përmend, dashuria, ajo romantike.

    Kujtova se shpëtova.

    Edhe pa të jetohet, nuk do të thotë që duhet me patjetër.

    Ka aq shumë dashuri në jetën time sa dashuria e një mashkulli nuk më duhet… Nuk ka asgjë të re, akoma beqare, po sikur po më shijon këto kohët e fundit.

    Po shijon lirinë, pavarësinë…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit