Më 18 shkurt, balerini Ilir Shaqiri u shpall fituesi i “Big Brother VIP”. Mirëpo, mbrëmjen e sotme në një debat me aktoren Ema Andrea, ai ka treguar edhe arsyen pse u bë pjesë e këtij formati.
Shaqiri e konsideroi si një nevojë për të treguar veten si njeri pasi është larguar nga Shqipëria në vitin 1992.
“Po më vjen keq që vendi ynë di të shohë vetëm politikë e Big Brother dhe pse është jeta jonë kaq mediokër. Kjo më duket situatë e dëshpëruar në përgjithësi.
E vërteta është që të premten, teatri nuk kishte spektatorë sepse të gjithë donin të shihnin se si ha, pi e një njeri që është mbledhur për të bashkëjetuar në një shtëpi. Të jesh hero nuk është fjala e duhur.
Nuk përfshihet rasti i Ilirit se është një artist për të cilën Shqipëria nuk ishte aq e interesuar. Jam me Ilirin për atë që e njoh si profesionist dhe jo se ka qenë në një format televiziv apo për shkollën që ka hapur.
Edhe formatin e fitoi një person që ia ka vlejtur ta ketë këtë famë dhe është dëshpëruese që një person të shkojë për të promovuar vlerat e veta”, tha Ema Andrea në “Open”.
Ndërkohë, Iliri iu përgjigj: “Erdha vetëm të tregoj vetveten si njeri, jo si artist. Unë kam pasur këtë nevojë se jam larguar në 1992 nga Shqipëria, në një kohë kur arti shqiptar ishte në greminë”.