13.5 C
Tirana
E diel, 10 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Instruktori që trajnon skuadrat më të fuqishme të botës, FBI dhe SWAT: Dua pasaportë shqiptare

    Uliks Gjonaj është instruktori i policisë që ka trajnuar skuadrat më të fuqishme të botës, si FBI dhe SWAT. Ai hoqi dorë nga mjekësia për t’u bërë polic, duke arritur suksese të shumta.

    Në një lidhje me Skype nga Zvicra për “ABC e Mëngjesit”, Uliksi tregoi se si ia kishte dal të trajnonte forca të ndryshme policie nga e gjithë bota edhe nga Shqipëria si Shqiponjat apo RENEA.

    “Së pari jam lincensuar si instruktor, pastaj në 2013 si instruktor i instrukatovëve. Tani jam në atë nivelin që trajnojë instruktorët në vende të ndryshme të botës. Kam trajnuar edhe në Shqipëri, si Shqiponjat dhe shumë të tjerë.

    Me bark kanë qenë ata që kanë qenë para pensionit. Ata që janë polici trafiku nuk prish punë edhe nëse janë me bark. Për ata që janë me forcat po që është kusht”.

    Ai gjithashtu tregoi se ka kërkuar të marr pasaportë shqiptare, për të përfaquar vendin tonë në kompeticione të ndryshme, por nuk ia kanë dhënë.

    “E kam kërkuar, por nuk ma kanë dhënë. Mua nuk më duhet për të ikur diku. Thjesht dua ta kem. Unë tashmë nëpër gara të ndryshme iki me flamur zvicerian dhe të SHBA-së. Po nëse dua ta pëfaqësoj Shqipërië nuk mund sepse nuk kam asnjë mjet identifikimi.

    Më kanë thënë se duhet të qendrosh në Shqipëri 5 vite, por unë s’mund ta bëjë këtë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit