25.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-ministrja shqiptare e Arsimit bëhet nënë për herë të parë, ndan foton me vogëlushen

    Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini është bërë nënë për herë të parë e një vajze.

    Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë ish-ministrja me anë të një postimi ne rrjetet sociale.

    Shahini ka ndarë foton me vogëlushen të cilën e mban në krah. Ajo që bën përshtypje është fakti se ish-ministrja ka zgjedhur që vajzën e saj ta lindë në Tiranë.

    “Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë. Ajo lindi në spitalin publik SUOGJ Koco Gliozheni me ndihmën mjekut fantastik dhe mikut tonë të mirë, Dr. Orion Gliozheni.

    Më duhet të nënvijëzoj që kujdesi dhe shërbimi i gjithë ekipit mjekësor dhe ndihmës ishte i jashtëzakonshëm.

    Përkundër vështirësive që solli pandemia COVID-19, në spitalin publik ofrohet shërbim i mirë mjekësor, me qetësi dhe zemërgjërësi.

    Shumë faleminderit për punën që bëni.

    Një vlerësim i dytë, por tani më i përgjithshëm, duhet t’u shkojë edhe politikbërësve që me ngulm vazhdojnë të investojnë në maternitetet publike gjithandej Shqipërisë.

    Gjithmonë mbetet më shumë për t’u bërë, por sot e kisha të rëndësishme të nënvijëzoj se sa shumë tashmë është bërë në Shqipëri që grave t’u përmirësohet eksperienca e lindjes dhe qytetarëve më të rinj të Shqipërisë t’u sigurohet një fillim i shëndetshëm në jetë”, shkruan ajo në postimin e saj.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit