spot_img
spot_img

Jo të gjithë janë të barabartë për rregulloren “Bani”, prokurorit Ols Dado i bie telefoni në seancë!

spot_img

Prokurori i posaçëm Ols Dado ka thyer rregulloren e GJKKO, e cila parashikon ndalimin e celularëve në sallë.

Sipas GJKKO-së, rregullorja zbatohet për të gjithë, përfshirë gjyqtarët, prokurorët dhe gazetarët, por në fakt prokurori Ols Dado është lejuar me celular brenda në sallë.

Në seancë Dados i ka rënë celulari gjatë zhvillimit të senacës gjyqësore. Ai e ka nxjerrë celularin nga xhepi dhe ka mbyllur thirrjen.

Por, nga treshja gjykuese Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Besmir Stroka nuk pati asnjë reagim, duke mbajtur dy standarde. Avokatët dhe gazetarët nuk lejohen me celularë në sallë, ndërsa për prokurorët nuk ka ndalim, ndonëse e parashikon rregullorja duke e shkelur atë.

Rregullorja e gjykatës, e miratuar më 17 korrik dhe në fuqi që nga 1 shtatori, ndalon celularët në sallat e gjykimit. Avokatët e quajnë telefonin mjet pune.

Gjykata u përgjigj më 16 shtator se rregullorja nuk bie ndesh me standardet europiane dhe më pas nisi t’i gjobisë avokatët që mungojnë, me 5 mijë lekë secili. Dhoma deklaroi se do t’i mbulojë vetë gjobat.

Deri tani, kostoja e përplasjes matej me kohë: procese të shtyra, afate që zgjaten.

Me masat e sigurisë, kostoja ndryshon natyrë. Kushtetuta, në nenin 28, i jep gjykatës afate në orë, jo në javë, për të vendosur mbi lirinë e një të arrestuari.

Nëse seanca nuk mbahet brenda tyre, rreziku nuk është më vonesa, por lirimi i të arrestuarve për vepra të rënda, ose zëvendësimi i avokatit të zgjedhur me një mbrojtës të caktuar nga gjykata.

Përplasja është mes dy hallkave të së njëjtës drejtësi, por deri tani e vetmja rrugë institucionale e bërë publike për ta zgjidhur është kërkesa e Asociacionit të Gazetarëve në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e rregullores. Ndërkohë, secila palë pret që tjetra të tërhiqet.

Kush e ka detyrën ta zgjidhë një konflikt që po e çon gjykatën më të rëndësishme të vendit drejt afateve që nuk mund t’i humbasë?

Një rregull i shkruar për rendin në sallë po prodhon rrëmujën më të madhe jashtë saj.

Lajmet e fundit