spot_img
spot_img

Ka 7 lloje pushimesh! Për cilin ke nevojë ti?

spot_img

Pushimi nuk është vetëm një çlodhje kockash dhe një gjumë i mirë. Në fakt, janë plot 7 lloje pushimesh dhe besojmë se në këtë artikull do të gjesh atë që të duhet në këto momente.

Pushimi fizik

Ndodh kur ti e lejon veten të çlodhet krejtësisht, të marrësh një pauzë, të flesh, ose thjesht të rrish rehat dhe të mos bësh asgjë.

Shenjat që tregojnë se të duhet ky pushim:

Tension muskular

Lodhje

Maramendje

Dëshirë për gjumë

Pushimi shqisor

Lidhet me stimulimet që merr nga mjedisi përreth, duke nisur që nga zhurmat e trafikut, deri tek ekspozimi ndaj lajmeve, TV dhe përdorimi i telefonit.

Shenjat që tregojnë se të duhet ky pushim:

Je i/e lodhur

Stresohesh

Ke ankth sa herë mendon për trafikun, lajmet, përgjigjeve në rrjetet sociale etj.

Pushim mendor

Ndodh kur e lë trurin të pushojë nga puna, situatat stresuese, tematikat dhe njerëzit që të japin ankth.

Shenjat që tregojnë se të duhet ky pushim:

Vështirësi në përqendrim

Irritohesh lehtë

Mendon shumë gjëra njëkohësisht

Ndihesh i/e lodhur edhe pasi ke bërë një gjumë të mirë.

Pushimi social

Ndodh kur gjen një balancë mes të qëndruarit pranë miqve dhe gjeturit kohë për veten.

Shenjat që tregojnë se të duhet ky pushim:

Nuk argëtohesh më kur del me miqtë

Dëgjon problemet e tyre, por nuk shprehesh për të tuat

Irritohesh lehtësisht nga të tjerët

Përton të përfshihesh në diskutime

Pushimi shpirtëror

Ndodh kur ti i lë hapësirën e duhur vetes që të gjesh kuptimin në gjërat që bën.

Shenjat që tregojnë se të duhet ky pushim:

Emocionet e tua ndihen intense

Ndihesh paksa bosh

Nuk merr kënaqësi nga gjërat që bën

Je në dilemë të vazhdueshme për zgjedhjet që bën në jetë

Pushimi kreativ

Ndodh kur nuk i ushtron vetes presion për të përfunduar një projekt kreativ.

Shenjat që tregojnë se të duhet ky pushim:

Ke një bllokim kreativ

Të kap paniku sa herë mendon për projektin

Je në dyshim për aftësitë e tua

Pushimi emocional

Ndodh kur ti merr një pauzë nga informacionet që merr vërdallë, të cilat ndikojnë në ndjesitë dhe mendimet e tua.

Shenjat që tregojnë se të duhet ky pushim:

Je më gjykues/e se zakonisht

Ndihesh si “i/e ngrirë” në shumë momente

S’ke durim të dëgjosh njerëzit që do

Frustrohesh nga bisedat e të tjerëve

Lajmet e fundit