Pas komenteve të bëra nga Rozana në Big Brother VIP Albania për heshtjen e motrës së saj, Gerta Gixhari, Olta Gixhari ka reaguar në Instagram.
Në një debat të fundit në Big Brother VIP Albania, Rozana u shpreh: “Pse nuk flet për motrën tënde, Oltën? Çuditem, ajo më ka uruar fitoren e ‘Big Brother Vip Albania’. E kam me mesazh. ‘Ishalla fiton’, më ka thënë. Pse ma tha mua këtë?:
Kjo ka ngritur pyetje te publiku për marrëdhënien mes motrave Gixhari dhe qëndrimet e tyre brenda dhe jashtë shtëpisë.
Por Olta thote se për arsye të kontratës si opinioniste në Big Brother VIP Kosova, ajo nuk mund të postonte për motrën e saj, Gertën, që është banore në Big Brother VIP Albania.
“Të dashur miq! Unë punoj në një Big Brother tjetër dhe kam një kontratë për të respektuar. Unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës tonë. Motrën time e dua më shumë se ju dhe nuk duroj dot të ma “preki” njeri. Ju kërkoj mirëkuptim dhe durim! Me shumë dashuri nga unë”, ka shkruar ajo.