12.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Këshilloi Belind Këlliçin në fillimet e tij, Arta Dade kritika për politikanin: Mos ndiq modelet e liderëve të vjetër, nuk kanë çfarë t’i japin vendit

    Ish-deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade me një karrierë të gjatë politike në vend, ndonëse tashmë nuk është më pjesë e asnjë strukture partiake, pasionin për politikën nuk e ka lënë në hije.

    Në një intervistë për “Aldo Morning Show”, Dade ka treguar mbi njohjen me politikanin Belind Këlliçi si dhe këshillat e dhëna në fillimet e tij në politikë. Ish-ministrja e Jashtme thotë se e ka inkujaruar Belindin për tu marrë me politikë, por tashmë ka dhe vërjetje për formën sesi po e ushtron këtë aktivitet.

    Referuar këtu dhe takimeve të shpeshta me të rinjtë që kanë pasion politikën, Arta Dade thotë se gjithmonë i këshillon të mos ndjekin ose të mos kenë idhull shembuj të politikës së vjetër, të cilët nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë.

    Po të jap një rast tani me Belind Këlliçin që fëmijët e mi janë rritur me të se kemi qenë fqinj. Para se të angazhohej në politikë, patëm një bisedë dhe sigurisht që e kam inkurajuar që të merrej me politikë.

    E dija që do të shkonte tek Partia Demokratike sepse e di që edhe prindërit edhe familja aknë qenë mbështetës të PD, nuk ka pasur lidhje. Ndoshta kjo ka të bëjë meqënëse kemi qenë fqinj me të, ka qenë rastësi. Në fakt unë takoj dhe të rinj nga PD. I kam takuar dhe i kam inkurajuar sepse sa më shumë të rinj të jenë të gjitha forcat politike, aq më mirë do të jetë dhe për vendin.

    Po flasim për ata të rinj që kanë pasionin të merren me politikë, nuk kanë si model modelet e vjetra, të cilat duhet t’i refuzojnë, dhe këtu ka qenë dhe një nga kritikat që unë kam patur dhe për Belind Këlliçin, sepse një djalë i ri kur vjen në politikë nuk mund të sillet më me ato modelet e liderëve të vjetër që nuk kanë më ç’ti sjellin Shqipërisë”, është shprehur Arta Dade.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit