18.5 C
Tirana
E premte, 17 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kiara Tito heq nga Instagrami Arbana Osmanin dhe motrat Hoxha?

    Nëpër rrjete sociale, thuhet se Kiara Tito ka hequr nga Instagrami moderatoren Arbana Osmani dhe producentet Lori dhe Sara Hoxha.

    Ndjekës të ndryshëm kanë shpërndarë në rrjete sociale disa screenshots ku duket se Kiara nuk ndjek në Instagram Arbanën dhe motrat Hoxha. Sipas tyre, kjo gjë mund të nënkuptojë një prishje të marrëdhënieve që ndoshta kanë të bëjnë me eliminimin e Kiarës nga “Big Brother VIP Albania”.

    Anabel nuk ka mundur të konfirmojë nëse Kiara i ndiqte më parë emrat e përmendur. Ne kontaktuam me Kiarën për më shumë informacion, por nuk kemi marrë ende një përgjigje.

    Kiara Tito u eliminua nga shtëpia e “BBVA”, pas nominimit “kokë më kokë” me Olta Gixharin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit