Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja e kaloi natën e ndërrimit të viteve, në praninë e të dashurës së tij.
Bëhet fjalë për influenceren Xhejd Uills e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën.
Ka qenë pikërisht Xhejd Uills e cila së fundmi ndau në rrjetin e saj social një “Story” duke festuar Vitin e Ri 2024 në krahët e yllit shqiptar Armando Broja.
Vlen të theksohet fakti se në të kaluarën Broja ka qenë në një lidhje me një vajzë shqiptare, me të cilën qëndroi rreth 1 viti e gjysëm.
Edhe pse me ekipin e tij Çelsi gjërat nuk po i shkojnë mirë, të paktën në dashuri situata duket më e mirë për Brojën.