10.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Lëvizja e Berishistëve të Inatosur: Plasin memet në rrjet për ribashkimin Berisha-Meta

    Në rrjet kanë plasur memet për koalicionin Shtëpia e Lirisë, ku Berisha e Meta bëhen prapë bashkë.

    Disa kanë postuar vilën e Berishës në Lalz dhe inicialet SH-L të koalicionit Shtëpia e Lirisë i kanë transformuar në Shk..rdhatat e Lalzit, duke qenë se Berisha e Meta janë fqinj në Gjirin e Lalzit.

    Të tjerë, emrin e LSI tashmë e lidhin me Saliun dhe Ilirin, kurse rrymës berishiste në PD ia kanë vënë emrin LBI, shkurtim i Lëvizja e Berishistëve të Inatosur. Dikur LSI u quajt nga ish-kryeministri Nano Lëvizja e Skraparllinjve të Inatosur.

    Inicialet SHL në disa meme “përkthehen” gjithashtu në Sureli, Hillsi, Lalzi që janë adresat e vilave përkatësisht të Ramës, Bashës, Berishës e Metës.

    Duke theksuar kështu riciklimin dhe faktin që të njëjtët aktorë politikë ndërrohen mes tyre prej 30 vitesh duke zëvendësuar në fund në pushtet vetëm njëri-tjetrin.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit