8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Liri Berisha që nuk njohim, sipas ish-mikut familjar

    Botuesi dhe gazetari Mero Baze, i cili ka qenë dikur një nga njerëzit më të afërt të familjes Berisha, rrëfen në këtë analizë të tij një anë të panjohur të kësaj familjeje: diktatin e bashkëshortes së Saliut, Liri Berisha.

    Zoti Baze ka qenë ndër këshilltarët kryesorë të Berishës gjatë kohës që ai ka qenë në opozitë dhe më pas kur u bë kryeministër.

    Më poshtë, pjesë nga artikulli i Mero Bazes:

    “Ndryshe nga sa është përpjekur këto tridhjetë vite, për të qëndruar nën hijen e Sali Berishës, kushdo që e ka njohur nga afër atë familje dhe pushtetin e saj, e ka të qartë se Sali Berisha, për qindra arsye që lidhen me formimin e tij, komplekset e tij të inferioritetit, por dhe konceptin tribal për pushtetin, ka qenë i dominuar në vendimmarrjen e tij nga Liri Berisha.

    Ajo nuk është thjeshtë gruaja e tij, por diktuesja e vendimeve të tij më të gabuara dhe më të rënda për shqiptarët në momente kyçe të krizave të pushtetit të tij, që e ka dominuar atë dhe e ka diktuar të ndjekë interesin e familjes.

    Ajo është nxitësja e vendimeve të tij të ndarjes Veri- Jug në vitin 1997, diktuesja e përfshirjes në pushtet të klanit të saj pas vitit 2005, njeriu që i ka imponuar betejë politike me drejtësinë për të mbrojtur djalin në vitin 2008, kur gjurmët e tij të përgjakura të çonin tek masakra e Gërdecit dhe më pas njeriu që udhëhiqte pasurimin e familjes: vajzës, djalit dhe asaj vet në emër të pushtetit të Sali Berishës.

    Ajo e ka trajtuar realisht Sali Berishën si një kollovar në shërbim të familjes së tyre në pushtet.

    Ajo u kthye në një personazh vulgar ndërsa thërriste në ankande “bamirësie” VIP-at e biznesit shqiptar që blenin piktura sikur të ishin të Pikasos, pa i parë kurrë ato me sy e pa i prekur me dorë. Ndonjë prej tyre mund ta shikoni sot në zyrën private të Sali Berishës që është selia e re e partisë së tij.

    Atë e ke në fotografi publike me njerëz që janë në kërkim për pastrim paresh e trafiqe ndërkombëtare, duke firmosur bluza sportistësh nga 25 mijë euro për një copë.

    Ajo është gruaja që ka heshtur për 30 vite ndërsa burri i saj ka përdhunuar publikisht çdo grua në politikën shqiptare me fjalorin më të rëndë të mundshëm.

    Ajo për tridhjete vitë ka qenë ujkonja që ka ruajtur pushtetin e Sali Berishës për interes të familjes së saj, dhe një njeri që ka dominuat vendimmarrjen e tij politike.

    Vajzë e një familjeje “jugosllave”, vendosur në Tiranë, me nëne serbe dhe baba nga një fshat shqiptar i Malit të Zi, ajo është e ftohtë ndaj fatit të shqiptarëve në pushtetin e familjes së saj.

    Fatkeqësisht Liri Berisha është në listën e zezë të SHBA si gruaja e Sali Berishës, në motivacionin për korrupsion domethënës për shkak të përdorimit të pushtetit të tij. Po të mos ishte formaliteti protokollar, nuk do të ishte gabim, që Sali Berisha të ishte në listën e zezë, si burrë i Liri Berishës dhe babi i fëmijëve të tij që në fakt plaçkitën Shqipërinë dhe vazhdojnë t’i gëzojnë akoma ato para”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit