16.5 C
Tirana
E martë, 15 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Luana Vjollca: Mua njëherë të më provosh gjithmonë do të më kërkosh

    Moderatorja Luana Vjollca, teksa ka hapur spektaklit “Ferma VIP”, mbrëmjen e djeshme ku me energjinë e saj ka bërë një deklaratë për veten, e cila ka shkaktuar reagimet të shumta në rrjete sociale.

    Teksa iu referua vetes dhe vajzave të tjera të cilat i konsideron lule, Luana u shpreh me një fjali që u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga publiku në studio: “Mua njëherë të më provosh gjithmonë do të më kërkosh.”

    Menjëherë pas kësaj, moderatorja u ndal për të sqaruar se mesazhi që ajo dha se e kishte fjalën “për Luanën si moderatore”.

    “Se nuk u çmenda aq shumë sa të kaloj në temë tjetër,” u shpreh ajo.

    Kjo deklaratë u bë virale në rrjete sociale, ku fansat nisën të spekulojnë nëse ajo mund të ketë qenë një thumb i fshehur për ish-partnerin e saj, biznesmenin me të cilin ajo është ndarë disa muaj më parë. Këtë e konfirmoi vetë Luana përmes publikimit të një kënge të ndjerë, dedikuar një dashurie të lënë përgjysmë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit