10.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Më falni që s’ju mbrojta dot”: Historia tragjike, se si ky burrë e kuptoi nga Twitter-i që i kishin vrarë gjithë familjen

    Tatiana 43 vjeçe, Mykyta 18 dhe vajza Alisa 9 vjeçe, së bashkë me një vullnetar të kishës që po i ndihmonte për t`u larguar nga Kievi, u vranë nga forcat ruse, në rrugë.

    Burri i shtëpisë kishte udhëtuar për tek nëna e tij e sëmurë pak para luftës dhe tregon sesi e pa në Twitter familjen e tij të shtrirë përtokë.

    “I thashë asaj: Më fal që s`mund t`ju mbroj. U përpoqa të kujdesesha për nënën time dhe s`mund t`ju mbroj dot juve.

    Ajo ma ktheu: Mos ki merak se do dalim që këtu. Tani gjithë bota duhet ta dijë ç’ka ndodhur.

    Djali im ishte në një stres të paparë. Ai i gdhiu netët duke ruajtur teksa flinin nëna e tij dhe motra”, tregon ai për New York Times.

    Ai tregon sesi ishte gjatë gjithë kohës duke monitoruar nga telefoni lokacionin e tyre, dhe në një moment e kuptoi se diçka nuk shkonte.

    Ishte Twitter-i që ia dha lajmin e keq. Dëgjoi për një familje që ishte vrarë teksa arratisej dhe pastaj pa fotot virale dhe njohu valixhet.

    Ishin ata: gruaja dhe dy fëmijët.

    Për t’u kthyer në Kiev, ai fluturoi në Rusi dhe kaloi një kufi tokësor në Poloni, ku rojet ruse e lanë të kalonte pasi e kërcënuan se do ta arrestonin.

    “E gjithë familja ime vdiq në atë që ju e quani operacion special dhe ne e quajmë luftë. Mund të bëni çfarë të doni me mua. Nuk kam asgjë për të humbur”, u tha ai.

    Familja e tyre ishte shpërngulur në Kiev në vitin 2014, pasi u zhvendosën nga kryengritja e Rusisë në qytetin lindor të Donetsk.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit