spot_img
spot_img

Me sa duket, Gjesti s’e paska pritur shumë mirë ‘rrengun’ e Stresit dhe Jozit

spot_img

Mjekrat tona prekën tokën kur pamë një video ku Jozi “urdhëronte” Stresin që ta puthte dhe ky i fundit, pasi deklaronte se Jozin dhe çunat e Fushë-Krujës i ka vëllezër, procedonte t’i shfaqte dashurinë ish-banorit të “BBVA”.

Sigurisht, pas një përplasjeje mes tyre, gjëja e fundit që prisnim ishte një gjest dashurie, por siç shpjegoi Stesi, e gjitha ishte një “rreng”, para se dyshja të publikojë një bashkëpunim muzikor.

Duke qenë se ne jemi pro paqes, e harruam këtë episod, por duket se Gjesti s’e paska pritur shumë mirë. Reagimi i tij ishte i heshtur: Një unfollow në Instagram.

Me sa duket, Gjesti s’e paska pritur shumë mirë

Megjithatë, duhet thënë: Aq veprim i heshtur, sa Stresi ende s’e ka parë që s’është më në listën e ndjekësve të Gjestit.

Me sa duket, Gjesti s’e paska pritur shumë mirë

Tani, presim këngën e Jozit dhe Stresit dhe të shohim a ia vlen aq sa për një ‘prank’ viral.

Lajmet e fundit