Milaim Zeka sqaroi debatin me Olta Gixharin, ndërkohë që të dy ishin opinionistë të Big Brother Vip Kosova.
“Kam pasur një përplasje me Olta Gixharin. Unë në jetë nuk e kam filluar sherrin i pari. Por as nuk i shmangem. Olta e filloi sherrin për një gjë shumë banale. Ishte një banore në Big Brother e cila u bë viktimë në rrjetet sociale për shkak të një foto. Unë e postova foton pa dashur.
E gjitha media mu sul, përfshirë edhe Olta Gixhari. Kjo ishte e gjitha.
Sigurisht nuk ka vlerësimet e mia më të mëdha, sepse Olta nuk njeh Prekazin, nuk njeh Adem Jasharin, u shpreh Milaim Zeka.