spot_img
spot_img

Moderatorja i harron emrin, gazetari e ironizon: E ke nga mosha

spot_img

Një moment i pakëndshëm ndodhi mes dy moderatorëve Fjodora Fjora dhe Ronaldo Sharkës.

Ky i fundit ishte i ftuar në emisionin e Fjodorës, ku e pyet nëse e ka të vështirë të përshtatet me të ftuar që, sipas saj, përcjellin antivlera.

Por moderatorja i harroi emrin, gjë që nuk është pritur aspak mirë nga Ronaldo.

Ndërsa Fjodora i kërkon ndjesë, gazetari që duket i acaruar, ia kthen duke thënë se “nuk ka problem, mosha bën të veten”.

Fjodora: Tani vazhdoni, ma thoni këtë Ronaldo Sharkën. Kush është ky Ronaldo Sharka? Çfarë përfaqëson ky?

Ronaldo: Ronaldo jam unë. Unë kur i ftoj të ftuarit e mi nuk ja u harroj emrat, por gjithsesi.

Fjodora: E pra se na habite tani thashë se po flasim për një njeri që e ke pasur të ftuar në emision. Më bëtë lëmsh tani me këtë gjë. Të kërkoj shumë ndjesë.

Ronaldo: Nuk ka problem, mosha bën të veten.

Lajmet e fundit