spot_img
spot_img

Moderatorja nga Prishtina shkakton debat: Nuk ka njerëz më të pamoralshëm se shqiptarët

spot_img

Aktivistja dhe moderatorja Zana Avdiu, thotë se nuk ka më të pamoralshëm se shqiptarët.

“Më të pamoralshëm se shqiptarët në asnjë shoqëri nuk gjen. Shoqëri më e pamoralshme, më hipokrite, më rrenca, as edhe një hiç, kërkund në botë nuk ka”, është shprehur ajo.

Sipas saj shqiptarët shpesh bëjnë një gjë dhe thonë një tjetër.

“Nëse ti i ke disa parime, mbaji deri në fund. Ka rast edhe figura publike që dalin në televizion, tregojnë sa familje e mirë janë.

Thonë: ‘Nuk e fali tradhtinë’, dhe aty e ka të dashurën ose të dashurin. Ne jemi shoqëri e pamoralshme totalisht.

Për mua, a e di çka është e pamoralshme? Rrena, hipokrizia! Diçka tjetër bën, diçka tjetër promovon”, është shprehur ajo.

Lajmet e fundit