9.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ndryshimin e lojës në Ballkan e bën një shqiptar, Abazoviç kryeministri i tretë pas Ramës dhe Kurtit

    Njeriu që e profilizon veten si “game changer” i lindur në Ulqin nga një familje shqiptare në vitin 1985, në krye të partisë URA që prej 2015-ës, por në politikë më i hershëm, Dritan Abazoviç, do të jetë kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi.

    Në një kohë të tensionuar rajonale me luftën në Ukrainë, dhe ndërhyrjen jo të vogël të Rusisë në rajonin ballkanik, Presidenti malazez Milo Gjukanoviç, ndaj të cilit Dritan Abazoviç fitoi zgjedhjet dy vjet me parë me argumentin se vendi duhej t’i jepte fund regjimit të tij 30 vjeçar, sot janë ulur bashkë.

    Njeriu që ka 30 vjet në pushtet, por që ende mbështetet nga Perëndimi dhe shqiptari Abazoviç që së fundmi rrëzoi qeverinë pro-serbe (ku ishte pjesë si zv-kryeministër) do të ulen bashkë në një marrëdhënie të re mes tyre, pas marrjes së karriges së kryeministrit nga Abazoviç me 30 votat e DPS-së së Milo Gjukanoviç.

    Ky i fundit mandatoi liderin e partisë URA, Dritan Abazoviç  për formimin e qeverisë së re, duke e përcjellë lajmin edhe me një foto duarshtrënguar dhe krejt të buzëqeshur ndaj njëri tjetrit.

    “…Për shkak të sfidave shtesë të sigurisë dhe politike të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë, pres që Parlamenti të mbajë një seancë dhe të vendosë për programin dhe përbërjen e Qeverisë me propozimin e mandatarit”, thuhet në deklaratën e Gjukanoviç.

    URA dhe lideri i saj, Dritan Abazoviç po synojnë formimin e një qeverie të pakicës, e cila do të përfshijë, përveç URA-s, partitë kombëtare të pakicave të shqiptarëve dhe boshnjakëve.

    Mbështetje në Parlament pritet të marrin edhe nga partia e Gjukanoviçit dhe dy partitë tjera socialdemokrate edhe pse deri me tash Gjukanoviç ka deklaruar se në këmbim të votave partia e tij nuk do të kërkojë asnjë mandat ministri në qeverinë e re që do të ketë një mandat më pak se dy vjeçar.

    Në fund të këtij muaji në Mal të Zi pritet të ketë edhe zgjedhje lokale ku panorama politike pritet të jetë interesante sa kohë që vetëm pak kohë më parë, Abazoviç përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Gjukanoviç pasi në disa komuna të rëndësishme të vendit, si Cetinja apo Ulqini, “Ura” ka kërkuar përherë vota anti regjim.

    Megjithatë në një memorandum të fundit bashkëpunimi mes partive të opozitës dhe partisë URA nuk kushtëzohet  bashkëpunimi me DPS e Gjukanoviç duke lënë të hapur rrugën mes tyre në varësi të zhvillimeve të afërme por edhe numrave të brishte që shoqërojnë peshoren politike në Mal të Zi.

    Ajo që është e sigurt deri më tani është fakti se në krye të Malit të Zi do të vihet shqiptari Dritan Abazoviç me një konfigurim të pashoq në rajonin ballkanik  me tre shqiptarë drejtues përveç tij, Edi Rama dhe Albin Kurti dhe me një rol të rëndësishëm të shqiptarëve edhe në Maqedoninë e Veriut, Kuvendin e të cilit e drejton po ashtu një shqiptar.

    Tre kryeministra shqiptarë në Ballkon, ndërsa i katërti do të jetë në Maqedoninë e Veriut, për të paktën 100 ditë, kur vendi fqinj të njoftojë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, kur në Shkup krijohet një qeveri e përkohëshme që e çon vendin në zgjedhje, sipas një pakti dhe tradite që kanë vendosur partitë politike atje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit