spot_img
spot_img

Rene zbuloi se Laert Vasili i ka dërguar video intime, reagon nëna e saj, aktorja Julia Ilirjani

spot_img

Deklarata e bërë nga Renné Refo në podcastin e saj vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve në rrjetet sociale. Ajo zbuloi se aktori Laert Vasili i kishte dërguar një video me përmbajtje intime në mesazhe private, menjëherë pasi kishte qenë i ftuar në emisionin e saj.

Sipas Rennesë, kjo ngjarje e zhgënjeu thellësisht dhe ndryshoi plotësisht mënyrën se si e shihte aktorin. Ajo u shpreh se pas atij momenti ka zgjedhur të shmangë çdo situatë apo ambient ku mund të përballej me të.

Së fundmi, për këtë çështje ka folur edhe nëna e saj, aktorja Julia Ilirjani. E pyetur gjatë një interviste, ajo konfirmoi se ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur, por theksoi se nuk ka ndërhyrë, pasi beson se e bija është mjaftueshëm e pjekur për të menaxhuar situata të tilla.

“Po, e di për këtë, por René është një vajzë e rritur dhe di shumë mirë t’u vendosë kufij njerëzve, si edhe t’u tregojë se si duhet të sillen me të”, u shpreh Ilirjani.

Aktorja nuk preferoi të komentonte më tej për Laert Vasilin, por shtoi se raste të tilla, fatkeqësisht, nuk e befasojnë më në realitetin e sotëm, duke lënë të kuptohet se situata të ngjashme janë bërë gjithnjë e më të zakonshme.

Lajmet e fundit