0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Në kulmin e krizës, Qeveria e Ramës investoi një shifër rekord

    Qeveria çoi në nivele rekord realizimin e zërit të investimeve gjatë vitit të kaluar me rreth 1 miliardë euro, por nuk mundi të shmangë përqendrimin e tyre gjatë muajit dhjetor.

    Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave investimet kapitale faktike me 2021 arritën një vlerë prej 128 miliardë lekësh (mbi 1 miliardë euro), por 32 % e kësaj vlerë 42 miliardë lekë ( 340 milionë euro) u dhanë gjatë muajit dhjetor.

    Pak ditë më parë Banka Botërore lëshoi kritika për mënyrën se si qeveria shpenzon paratë e investimeve në një raport të gjerë për rishikimin e zhvillimeve ekonomike në vendin tonë; ”Investimet publike në Shqipëri kanë mungesë të theksuar të dokumenteve cilësore të përgatitjes së projekteve, ka udhëzime të vjetruara të çmimeve referencë dhe një kulturë së shtyrjes së afateve të projektit përmes procedurave të thjeshtuara të prokurimit”.

    Zëri i investimeve kapitale shënoi rritje me 50.4 për qind në raport me faktin e vitit 2020, por ishte 13.5 për qind më i ulët se plani i vitit prej 146 miliardë lekësh.

    Rritja e shpenzimeve kapitale më 2021 u nxit edhe nga investimet nga projektet për rindërtimin e pasojave të tërmetit. Por edhe pa këtë zë investimet kapitale në vitin 2021 ishin në rekorde historike. Zëri i investimeve (pa tërmetin) ishte 98,4 miliardë lekë, me një rritje me 43.7 për qind në raport me vitin e kaluar.

    Siç shihet nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave përqendrimi më i lartë i fondeve në dhjetor ndodhi për projektet që nuk kishin lidhje me tërmetin.

    Fondet për rindërtimin e pasojave të tërmetit në fund të vitit rezultuan në 29.5 miliardë lekë gati dyfishi i fondeve që u përdoren për këtë qëllim më 2020.

    Injektimet shumë të larta të qeverisë në muajin dhjetor nëpërmjet investimeve kapitale janë bërë shkak për rritjen e parasë në qarkullim dhe për rrjedhojë edhe për rritjen e çmimeve.

    Në dhjetor 2021 inflacioni shënoi nivelin më të lartë të vitit me 3.7%. Banka e Shqipërisë historikisht e ka këshilluar qeverinë që të ketë një shpërndarë harmonike të zërit të investimeve gjatë gjithë vitit me qëllim që veç të tjerash të ruhet edhe efektiviteti i përdorimit të fondeve.

    Në një raport të ditëve të fundit Banka Botërore vuri në dukje se ka kapërcime të rënda të kostove dhe vonesat në ekzekutimin e projekteve investuese që minojnë efikasitetin e shpenzimeve publike buxhetore.

    Banka Botërore vërejti se, investimet publike në Shqipëri kanë mungesë të theksuar të dokumenteve cilësore të përgatitjes së projekteve, ka udhëzime të vjetruara të çmimeve referencë dhe një kulturë së shtyrjes së afateve të projektit përmes procedurave të thjeshtuara të prokurimit.

    Banka ka këshilluar Ministrinë e Financave se duhet të forcojë kontrollin e cilësisë së dokumentet e përgatitjes së projekteve ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore për monitorim rreptë të ecurisë së kontratave të investimit./B.Hoxha

    Burimi: Ministria e Financave
    Burimi: Ministria e Financave
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit