9.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Një bukuroshe shqiptare bëhet pjesë e TV Italiane dhe shkëlqeu në prezantim!

    Sportiste e talentuar, Miss, prezantuese: Cindy Marina i ka të gjitha: bukurinë dhe elokuencën, e duket me të tilla vlera, vështirë të mos binte në sy edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

    Mbrëmjen e së hënës, bukuroshja shqiptare ishte e ftuar në programin e famshëm Italian SportItalia Mercato, në televizionin më të ndjekur në Itali.

    Kjo ishte padyshim një eksperiencë e jashtëzakonshme për të, dhe Cindy vetë nuk ngurroi ta tregonte përmes rrjeteve sociale se sa shumë e ka vlerësuar këtë ftesë.

    “Hera e parë që shfaqem si e ftuar në një Televizionin Italian Sport Italia! Cfarë ëndrre që bëhet realitet! Një nga shumë të tilla që do të pasojë! Falenderime për mikpritjen e ngrohtë, dhe ftesën për të folur mbi karrierën time, për Serie A dhe për projektet e mia të ardhshme”, ka shkruar Cindy në Instagram, në krah të fotove ku kanë vërshuar komentet pozitive.

    Cindy foli në program rreth karrierës si volejbolliste, eksperiencës si Miss Universe Albania në 2019 si dhe angazhimit si prezantuese e kampionatit Italian në Shqipëri. Biseda rrodhi mjaft e ngrohtë, e madje në fund drejtuesi i emisionit i propozoi edhe të zëvëndesonte prezantuesen Giusy Meloni, por Cindy u përgjigj se më bukur do të ishte t`i prezantonin bashkë me të ndeshjet e kampionatit Italian për Shqipërinë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit