spot_img
spot_img

Një shembull për Tiranën nga Prishtina: Taksë për ata që vijnë nga rrethet me makinë dhe bëjnë trafik

spot_img

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar një taksë për të gjithë qytetarët e komunave të tjera që hyjnë në kryeqytetin e Kosovës. Ai tha se një veprim i tillë do të ndikojë pozitivisht në trafikun dhe cilësinë e ajrit të kryeqytetit.

Në një intervistë të dhënë javën e fundit të dhjetorit për “Interaktiv Talks”, Rama tha se një gjë e tillë pritet të hyjë në zbatim nga gjysma e këtij viti.

“Tash e kemi edhe Smart City, qytetin inteligjent, edhe i kemi kamerat nëpër secilën pjesë të kryeqytetit, ku edhe kemi me fillu me pas një taksë shtesë për Unazën e kryeqytetit për të gjithë qytetarët që vinë nga qytetet e tjera, jo për prishtinalitë.

Taksa e unazës. Ende jemi duke e kalkulu, me ekipet tona këtu profesionale. Besoj në vitin e ardhshëm, në gjysmën e vitit të ardhshëm do të fillojmë me këtë. Kjo ka me pas një impakt pozitiv në trafik, në përmirësimin e cilësisë së ajrit”, – ka thënë Rama.

Kjo mund të ishte një zgjidhje dhe për Tiranën.

Lajmet e fundit