11.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Olta dhe Luizi, në një film bashkë: Kemi zbuluar disa detaje

    Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli do të jenë personazhet kryesorë të një filmi, zbulojnë burime të sigurta për Anabel.

    Sipas burimit, bëhet fjalë për një film në të cilin ngjarjet zhvillohen në Korçë, të paktën në draftin e parë të skenarit. Po i njëjti burim la të hapur mundësinë që skenari të ketë ndryshuar, për t’iu përshtatur më mirë protagonistëve, të cilët do të luhen nga Olta dhe Luizi – rivalët kryesorë të “Big Brother VIP”. Ata thuhet se do të jenë partnerë në film.

    “Pjesë e kastit mund të jenë edhe emra të tjerë të edicionit të dytë të ‘Big Brother’,” shtoi burimi.

    Anabel zbulon se skenari i filmit është shkruar nga Koloreto Cukali, ndërsa Top Channel është producent. Kujtojmë se më herët, Olta dhe Luizi kanë përmendur që një projekt kinematografik është në axhendën e tyre.

    Olta u shpreh në Instagram se “[Plani i radhës është] një film me një kast që as ju shkon mendja”, ndërsa Luizi, në intervistën në podkastin me kryeministrin Edi Rama, tha se do të jetë pjesë e një filmi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit