12.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Olta hedh helm për lidhjen Kiara-Luiz: Ai mund ta ketë pasur për lojë, prandaj më kritikoi dhe Arbana…

    Gjatë gjithë kësaj dite Olta ka qenë e mërzitur. Por jo për Kiarën që siç thotë ajo, por për Luizin, i cili e ka injoruar dhe nuk i flet fare. Këtë inat apo mërzi ajo ia ka treguar Deas e më pas Qetsorit, me të cilin ka pasur një bisedë të gjatë kokë më kokë në lavanderi.

    Ajo i ka kërkuar këtij të fundit të sulmojnë Luizin, pasi sipas saj ai nuk bëri asgjë për ta mbrojtur Kiarën. Madje në një moment hedh edhe dyshime se Luizi lidhjen me të e ka pasur tërësisht për lojë. Ja një pjesë nga biseda e tyre:

    Olta: Nuk duhet ta lëmë të qetë Luizin. Ai nuk ka bërë asgjë për ta mbajtur Kiarën brenda dhe unë dua të di pse.

    Qetsori: Pse mendon kështu? Çfarë të bënte tjetër ai, ai e ka mbajtur Kiarën 3 muaj brenda, kaq mundësi kishte.

    Olta: Jo, unë dua të di pse nuk bëri asgjë. Ai ka lobuar fort të më mbajë mua dhe ta nxjerrë atë.

    Qetsori: Po pse se pyet?

    Olta: Nuk më përgjigjet. Sa i them unë këtë ai shmanget, merret me diçka, lan enët, duket që nuk do të flasë.

    Qetsori: Unë nuk mendoj kështu. Ai po e vuan ikjen e saj.

    Olta: Jo, nuk po e vuan fare. Ai tani është i qetë, këtë donte. Nuk donte ta mbante sepse po të donte do kishte luftuar. Ai nuk e bëri.

    Ne vazhdim të bisedës:

    Qetsori: Po ai e donte, këtë nuk mund ta mohojmë.

    Olta me nënqeshje: Nuk jam e sigurt. Do flas në një moment tjetër. Unë dyshimet e mia i kam hedhur. Prandaj më kritikoi dhe Arbana që tha pse thua që ata do ndahen. E di unë pse i thosha.

    Qetosori: Nuk e di.

    Olta: Ore Luizi është aktor i shkëlqyer. I shkëlqyer po të them. Prandaj them unë. Nuk dua të flas më shumë për këtë gjë…

    Nuk e dimë nëse Olta vërtet i mendon këto që tha, apo nëse e bën thjesht për të fituar pikë në lojë dhe do t’i mohojë si gjithmonë në spektakël duke thënë “Jo të betohem nuk e kam thënë këtë, është keqkuptuar.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit