Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se makinat e parkuara gabim do të largohen me karotrec, masë që sipas tij synon të lehtësojë trafikun në rrugë.
Balla tha se nuk do të tolerohet asnjë shofer që e parkon makinën gabim duke u zënë rrugën shoferëve të tjerë.
“Ne duam mirëkuptimin e drejtueseve dhe drejtuesve të mjeteve, se makina juaj e parkuar gabim është një problem shumë i madh për të tjerët, të cilëve u ke zënë rrugën, po ashtu dhe një karshillëk i madh ndaj Kodit Rrugor. Numri i madh i masave ditën e djeshme në Tiranë, është një apel publik për reflektim dhe bashkëpunim drejtuar përdoruesve të mjeteve.
Policia e Shtetit nuk do ta tolerojë asnjë çast këtë shkelje masive dhe këtë karshillëk. Brenda pak ditësh çdo mjet i parkuar gabim do të largohet nga vendqëndrimi i gabuar me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do të bllokohet”, deklaron ministri Balla.