spot_img
spot_img

“Për herë të parë e pash nga mbrapa’’, Jul Deda rrëfen njohjen me bashkëshorten: 27 vite nga puthja jonë e parë

spot_img

Jul Deda ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me martesën shumë vjeçare me bashkëshorten e tij Armandën.

I ftuar në “Goca dhe Gra” ai foli për njohjen me bashkëshorten e tij, ku me shaka tha se fillimisht e pa nga pas dhe më pas kishte kuriozitetet për ta njohur.

Sakaq Jul Deda zbuloi se ka qenë pak i patakt në fillim të njohjes së tyre, teksa shtoi se kjo mund ta ketë bërë për vete gruan e tij.

“Nuk është kjo xhelozia që shpëton marrëdhënien. Xhelozia sa e shkatërron. Është bërë një statistikë për divorcet, kush është shkaku? Martesat“, tha me batutë ai.

Si je njohur me gruan?

Jul Deda: Si jam njohur me gruan? Prit ta kujtoj se është pak e vjetër.

Jemi njohur në Shkodër. Krejt rastësisht e kam parë për herë të parë nga prapa. Thashë ‘ç’është kjo? Prit ta shoh pak nga para’. Nëpërmjet një shoqeje të përbashkët i lashë një takim. Doja ta takoja. Në momentin që jemi njohur kam pasur vetëbesim. Njihesha pak pasi dilja nëpër aktivitetet e shkollës, por kjo që desha unë, nuk më njihte.

Pastaj kemi qëlluar në një stol të shatërvani. Kam qenë pak i patakt dhe kjo besoj se e ka bërë për vete.

Kur e puthe?

Jul Deda: Kur u puthëm? Ma datën 2 korrik kemi bërë 27 vjet që jemi puthur për herë të parë.

Lajmet e fundit