23.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Po largoheshin pas vizitës në Shqipëri, Policia në Rinas i dorëzon portofolin e humbur turistëve nga Franca

    Një portofol me një shumë të konsiderueshme Eurosh, kartash bankare dhe dokumentesh të tjera të rëndësishme i janë dorëzuar një çifti turistësh në Rinas.

    Portofoli është gjetur nga punonjësit e Policisë Kufitare në Rinas në vendparkimin e automjeteve në aeroport dhe i është dorëzuar turistëve nga Franca.

    Dyshja po largoheshin nga Rinasi pas vizitës disaditore në Shqipëri, kur Policia iu dorëzoi portofolin që kishin humbur.

    Të surprizuar, ata falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare, për gjestin human dhe korrektësinë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit