12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Profesor Ilir Yzeiri, si kamikaz i Ramës: Ju palaço protestues bëni lojën e Putinit

    Ilir Yzeiri, një kamikaz prej vitesh në mbrojtje të Edi Ramës, që për turpin e tij është edhe professor gazetarie, ka shpërthyer kundër protestuesve.

    Në një shënim të gjatë në Facebook, profesori pohon se një shoqëri e qytetëruar duhet të respektojë zinë që ka goditur planetin.

    Sipas tij, të vetmit që dalin të protestojnënë rrugë janë ultranacionalistët serbë dhe qesharakët në Shqipëri.

    “Një shoqëri e qytetëruar respekton zinë. Planeti është në zi. Të vetmit që protestojnë apo të vetmit që dalin në rrugë janë manifestuesit me flamujt e Ukrainës që solidarizohen me të, ultranacioalistët serbë që mbështesin Putinin dhe këta qesharakët tanë. Shqiptarët dalin në shesh dhe i kërkojnë llogari qeverisë për çmimet e karburantit që jo vetëm janë rritur në të gjithë globin, por nëse konflikti do të thellohet dhe nëse Europa ashtu si SHBA-të do të bojkotojë eksportin e hidrokarbureve nga Rusia që përbën rreth 30% të nevojave botërore, atëherë jo vetëm çmimi do të rritet, por atë do të jetë vështirë ta gjesh në treg. Po atëherë çfarë do të bëjnë këta qesharakët e protestave në kohën e vdekjes së madhe ? Do të dalin në krah të Putinit sepse kështu ta do logjika” – shkruan Yzeiri.

    Ai e shtjellon më tej idenë duke theksuar se protesta, bllokimi i rrugëve dhe marrëzi të tjera të shqiptarëve i japin protestës karakter politik.

    Sipas Yzeirit, të bësh protestë në kohën e vdekjes së madhe është makabritet dhe e neveritshme. Madje ai shkon më tej duke theksuar se kjo gjë i tregon shqiptarët në sy të botës si entitet i shpëlarë, zvaranikë e qaramanë.

    “Protestat, bllokimi i rrugëve dhe marrëzi të tjera shqiptarësh i japin asaj karakter politik dhe të bësh politikë në kohën e vdekjes së madhe është makabritet, është e neveritshme dhe na tregon ne shqiptarëve në sy të botës si një entitet të shpëlarë, pa asnjë lloj grinte, si zvarranikë e qaramanë që nuk dimë si ta menaxhojmë zemërimin dhe nuk dimë të ndajmë dhimbjen e tjetrit me ne, që nuk dimë të bëhemi një komb i madh që në një kohë të tillë të tmerrshme tregon se çfarë është në gjendje të bëjë për ta ndihmuar viktimën dhe jo të tregojë se ai vetë është një viktimë e pashërueshme” vijon Yzeiri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit