spot_img
spot_img

“Punova shumë për t’u futur”, Efi: Por nuk e shijova dot BBV

spot_img

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” Efi Dhedhes tregoi më shumë detaje nga eksperienca e saj para dhe pas futjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo zbuloi se ka punuar paraprakisht me nervat e saj përpara futjes në program.

“Unë isha parapërgatitur. Unë e kisha si një dëshirë në të cilën nuk kisha marrë asnjë lloj ftese, por punova për tu futur aty brenda. Punova me pjesën e nervave të mia, që aty brenda të jem sa më e qetë”, u shpreh ish-konkurrentja.

Njëkohësisht Efi tregoi se nuk e ka shijuar eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” sepse doli nga loja.

“Jam penduar që nuk e shijova aq shumë. Në momentin që po filloja ta shijoja, të krijoja jetën siç e kam jashtë, sapo nisa të qetësohesha dola”, tha ajo.

Lajmet e fundit