11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Qëndro vetëm me Luizin, me asnjë tjetër. Kujdes porositë”/ Sabiani thyen rregullin, zbardhet telefonata me Keisin

    Në fillim të prime të shtunës Arbana Osmani, ndau lajmin me banorët për ngjarjen në “Top Channel”, ku nga breshëria e kallashnikovit humbi jetën roja Pal Kola. Kjo u bë në mënyrë që edhe ata të vendosin, nëse duan ta vijojnë këtë rrugëtim, apo ta ndërpresin nëse nuk ndihen të sigurt. Për tua lehtësuar vendimin, produksioni ka vendosur që atyre të ju mundësojë kontakti me familjarët përmes telefonatës.

    Banoret kane pritur qe pardje qe do te bejne telefonaten ndersa kjo ka ndodhur dje ku banoret me radhe jane ftuar ne dhomen e surprizave per te folur me familjaret e tyre dhe per ti pyetur mendimin e tyre nese duhet ta vazhdojne garen.

    Deri me tani nga te ato telefonata qe jane bere shumica e familjareve i kane inkurajuar banoret qe te vazhdojne lojen pasi sipas tyre ajo qe ka ndodhur jashte nuk ka te bej fare me ta andaj ata duhet qe ta vazhdojne endrren e tyre dhe mos te dalin vetem nese largohen me eliminim.

    Me interes për publikun u prit dhe telefonata mes Keisit dhe Sabianit. Keisi nisi një njohje me Kristin, por në shtëpi u fut babai i saj si konkurrent dhe më pas në shtëpi u fut edhe këngëtari Lorenc Hasrama, me të cilin ajo kishte një lidhje të shkurtër. Një telenovelë që nuk dihet fundit dhe u bë një situatë lëmsh.

    Por sot Keisi komunikoi disa sekonda me babain e saj, Sabianin i cili e këshilloi që të vijojë lojë, të ndjekë këshillat që ai i ka dhënë dhe më kryesorja që i tha është: ”Qëndro vetëm me Luizin”.

    “Babi të sheh orë e minutë. Ti nuk ke për të dalë që aty për asnjë arsye. Ne jemi të gjithë shumë mirë. Dëgjo babin, ti vetëm hap sytë se ti e di çfarë nuk dua unë. Kujdes porositë e mia, afër Luizit me asnjë tjetër” u shpreh Sabiani.

    Pas këtij momenti është ndërprerë telefonata, pasi këshilla qendro me Luizin është marrë si një informacion nga jashtë dhe thyerje rregullash.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit