10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Rama sfidon protestuesit: Dilni sa të doni në shesh, sa të jem kryeministër s’heq asnjë taksë për naftën

    Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit bëri të ditur sot se janë rritur eksportet shqiptare me rreth 14%, duke shtuar se qeveria po financon në pikat e zhvillimit të bujqësisë përmes bashkimit.

    Ai gjithashtu foli për situatën e çmimeve dhe kostot e furnizimit me energji, ku mori rastin e Gjermanisë, e cila mbrëmë lajmëroi se do të nisin një plan të ndërprerjes së gazit.

    “Nuk mund të marrësh mbështetje kur ke dy krerë, jo, sepse ty kjo mbështetje të lë aty, me dy krerë, nuk të shtyn të marrësh katër krerë, e shumë më tepër, të shkosh në 100.

    Dhe kur themi 100 krerë, nuk është e thënë që të jetë një person, por mund të bëhesn disa për të krijuar një biznes, biznes të vogël e të madh. Do të ishte mirë që mos ta bëja unë, kryetari i Partisë Socialiste këtë predikim për ju, të të djathtës shqiptarë.

    Do të thosha që është shumë e rëndësishme që ne të biem dakort me faktin se jemi midis një kolektivi vendesh jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë që prekemi nga një luftë që ka nisur mes Rusisë e Ukrainës. Për t’u shpjeguar pasojat e luftës në çmime di pasoja që nuk kanë lidhje me luftën, është e pandershme.

    Fakti është që e gjithë bota është në të njëjtën situatë, jo Evropa, por e gjithë bota. Te vetmen gjë që duhej të thuhej nuk e thatë, që kjo ishte e vërtetë, që nuk ishte një fantazi, kriza energjitike filloi para se të niste lufta, kur askujt nuk i shkontë ndërmend, por ishte e qartë që sponzorizohej nga faktori që sot solli luftën.

    Tani jemi në kushtet që nuk flitet më për çmime. Jo më larg se mbrëmë ministri gjerman lajmëroi që do të paraqesin planin e kufizimit të furnizimit me gaz. Gjermania po ndërpret furnizimin me gaz. Jemi në kushtet kur kriza ka prekur një strukturë brenda një shteti më të fuqishëm të Evropës”, tha Rama.

    Rama tha gjithashtu se Ministria ka nisur një studim për familjet e pasura, sipas të cilit ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në energjinë elektrike, që asnjë familje të mos ketë kosto rritje për çmimin e energjisë.

    “Ndërkohë ministria po bën një studim për familjet e pasura, jo për të kthyer ato fashat e tmerrshme, por për të bërë një tjetër studim. Praktikisht lanë në buzë të humnerës në vitin 2013 për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme, ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në energjinë elektrike. Asnjë familje të mos ketë kosto rritje për çmimin e energjisë”, vijoi Rama më tej.

    “Jemi në kushtet kur kriza ka arritur të prekë një rrugëturë të paimagjinueshme brenda shtetit më të fuqishëm të Europës. Ne në momentin kur e lajmëruam atë që po vinte dhe thamë se do marrim masat përkatëse, por nuk do rrisim çmimin e energjisë as mund ta imagjinonim që çështja do ndërlikohej për shkak të luftës.

    Kriza me furnizimin me energji elektrike është në një kulm, të ngjashëm me 1974. Asnjë familje nuk do ketë rritje në faturën e energjisë, ne do vazhdojmë të paguajmë diferencën ku sipas javëve dhe muajve do jetë nga dyfish në 3 apo 4-fish.”

    Rama vuri theksin edhe një herë tek protestat për çmimin e naftës dhe tha se taksa e naftës nuk hiqet.

    “Ne nuk do ta lejojmë, është pandershme, nuk ka asnjë nder në të bërit avokati në heqjen e taksave. Derisa të jetë kjo qeveri këtu, taksat nuk lëvizin, as me shpifje, akuza apo protesta, asgjë tjetër”, tha kryeministri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit