spot_img
spot_img

Revolta e Erion Braçes: Kjo qeveri i ka lënë vetëm punëtorët, në mëshirë të fatit

spot_img

Deputeti Erion Braçe, që gjithmonë e më shumë po shfaqet kritik me Qeverinë, këtë radhë është revoltuar me masat e saj, për të ndihmuar punëtorët.

Ai thotë se ata janë lënë vetëm dhe në mëshirë të fatit.

“Puna është nder-themi!

Po a është?

Punetoret jane vetem, vetem fare;

Ata dhe punedhenesit e tyre fuqiplote, private apo publike;

Perhere e me shume te shperfillur, diktuar, dhunuar, vjedhur, cenuar ne nderin e dinjitetin e tyre.

Ne i kemi lënë vetëm!

Bejme sikur bejme beteja per ta;

Rrisim pagen minimale kur duam ne e sa duam ne, sepse nuk i pyesim;

Zerojme tatimin, pergjysmojme ose e ulim kur duam ne, sepse nuk i degjojme;

Bejme sikur bejme beteja per ta qe paga minimale te paguhet realisht, tatimi i zeruar, pergjysmuar apo ulur te jete efektiv e i perfituar prej punetoreve, paga e tyre te paguhet realisht sac eshte dhe ata te mos humbin ne masen e sigurimeve shoqerore e shendetesore;

Ju hakerrehemi punedhenesve te tyre abuzive se do ju bejme kete e ate ne kembim te deklarimit te pages reale, asgjë ju bëjmë!

Presidenti Bajden ne SHBA krijoi nje task force qe synonte rritjen e rolit te punetoreve, organizimin, fuqizimin, bashkimin e tyre per te fituar te drejten e uljes ne tavoline me punedhenesit per te negociuar pagën e tyre!

Ketu, ne Shqiperi, beteja per organizim eshte ne sektorin publik, me miratimin e punëdhënësit, cmenduri!!!

Ne sektorin privat eshte shuar cdo gje!

Perqendrimi i tregjeve po ben qe edhe numri i punetoreve te perqendrohet ne disa kompani; monopsonisti i vetem tani jo vetem qe ka fuqi mbi punetoret, pagat e tyre, por ka edhe fuqi te ndikoje mbi pagen minimale-masen dhe kohen kur rritet!!!

Duhet të ndryshojmë.

Të bëjmë atë që presidenti Bajden bën në SHBA për punëtorët.

Mos ti referohemi Amerikës vec per non grata-t!

Ti referohemi dhe për punëtorët”, shkruan deputeti socialist.

Lajmet e fundit