18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sabiani “thumbon” sërish ish banoren e Big Brother VIP: E vërteta dhemb gjithmonë

    Iliri, Monika dhe Sabiani patën krijuar një raport të ngushtë me njëri-tjetrin në fillimet të rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP” por gjërat ndryshuan me kalimin e kohës. Kur Monika nuk e shpëtoi Ilirin në një nga zinxhirët e shpëtimit, Sabiani, i cili kishte dalë nga shtëpia e famshme, iu drejtua nga studioja duke e quajtur “tradhtare”. Ky koment trazoi ujërat mes Ilirit dhe Monikës, që për javë të tëra, patën përplasje të vazhdueshme.

    Pasi Monika doli nga Big Brother një javë para finales, deklaroi se i kishte bërë ‘block’ këngëtarit. Vetë Sabiani ka reaguar për këtë deklaratë të aktores gjatë një interviste që ka dhënë sot për Shqipëria Live. Këngëtari është shprehur se ka qenë ai që i ka bërë block aktores. Ai thotë se fjalët që i ka thënë javë më parë i janë dukur si bombë pasi siç shtoi ai, Monika është ndjerë në faj.

    “Monika ‘block’-un e ka pasur prej meje që dy muaj përpara, nuk e ka marrë tani. E kam dhënë unë mesazhin për vëllain tim dhe e mori ‘block’ aty. Që të hapim ato debatet apo situatat nuk ia vlejnë. I është dukur bombë pasi është ndjerë në faj sepse gjithmonë e vërteta të dhemb dhe kur e thua në sy të të gjithë njerëzve kjo është më e keqja. Ndoshta e ka pranuar në heshtje.”, tha Sabiani.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit