10.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shqipëria mban një rekord unik, po për çfarë?!

    Sipas një studimi të ISTAT Shqipëria është vendi i parë në botë ku numri i kafeneve për banor është më i madhi.

    Studimi i vitit 2016 nga ISTAT tregon se në Shqipëri ndodhen 19,000 bare dhe kafene. Duke e krahasuar me popullsinë shqipëtare, ka 654 kafene për cdo 100,000 banorë, pra, 1 në 150.

    Krahasuar me Italinë, e cila ka 250 kafene për 100,000 banorë, shifra të cilat nuk krahasohen as me gjysmën e shifrave të Shqipërisë.

    Shqiptarët njihen per konsumimin e madh të kafes dhe qëndrimin me orë te tëra në kafene, në Tiranë praktikisht ka kafene në cdo cep, por të gjitha janë biznese lokale, për këtë arsye kompani ndërkombëtare si “Starbucks” kanë vështirësi të hyjnë dhe investojnë në tregun shqiptar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit