7.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Shuplaka ndaj Gjestit, hakeri nga Kosova mbyll Instagramin e Jozit!

    Pas shuplakes qe e hodhi Gjestin ne toke, ish-banori i Big Brother Vip 4, Jozefin Marku, apo i njohur si Jozi, pati një rritje të ndjeshme të numrit të ndjekësve. Megjithate, ndodhi dicka e papritur: Menjëherë pas ‘suksesit’ në Instagram, Jozi çaktivizoi llogarinë e tij personale.

    Shumë menduan se ishte vetë Jozi që e bëri diçka të tillë. Por Valbona Mhilli deklaroi mbrëmë në ‘Top Albania Radio’ se kishte mësuar se Jozi nuk e kishte mbyllur vetë Instagramin, por llogaria e tij është hakeruar pas goditjes që i dha Gjestit, emri i vërtetë i të cilit është Besart Kelmendi.

    Burimet thonë se llogaria është bllokuar nga një haker me prejardhje nga Kosova.

    Sipas këtyre burimeve, përgjegjësinë për bllokimin e llogarisë së Jozit e ka marrë një haker me nofkën “Koxy ops”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit