13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si u shmang masakra: 3 minuta para sulmit, nga Top Channel u larguan gazetarët e fundit

    3 minuta para se breshëritë e automatikut të zbrazeshin ndaj godinës së Top Channel, gazetarët e fundit ishin larguar në drejtim të banesave pas edicionit të fundit të lajmeve.

    Nëse ata do ishin vonuar edhe pak më shumë, atëherë mund të ishin prekur nga të shtënat duke e rënduar edhe më shumë bilancin e sulmit ku humbi jetën roja 60-vjeçar Pal Kola.

    Nuk dihet nëse kriminelët kanë pritur largimin e gazetarëve për të kryer sulmin apo e gjitha ka qenë një rastësi që shmangu një masakër që mund të kishte qenë me bilanc tejet të rëndë.

    Sipas Shqiptarja.com, që citon burime nga hetimet, makina ‘Range Rover’ me të cilën kanë lëvizur të paktën 3 autorë, është gjetur e djegur në Golem të Kavajës me dy automatikë kallashnikovë brenda dhe nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri.

    Numri i shasisë nuk është i regjistruar nga autoritet shqiptare ndërsa nuk dihet vendi ku është vjedhur për t’u përdorur në sulmin ndaj Top Channel. Një tjetër mister që e mbulon ngjarjen është edhe fakti që lidhet me targat e makinës.

    Ato ishin vjedhur para një muaji nga një makinë e regjistruar në Elbasan, por kanë qenë në pronësi të një kameramani të një emisioni në ‘Top Channel’. Ky i fundit vetëm pak kohë më parë e kishte shitur makinën te një kushëri, i cili kishte denoncuar vjedhjen e targave.

    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 1 pas mesnate në godinën e Top Channel, na fasadën kryesore që sheh nga rruga. Nga të shtënat humbi jetën roja Pal Kola, 60 vjeç, i cili ka qenë duke u ngrohur brenda kabinës.

    Ai mori një plumb dhe humbi jetën rrugës për në spital. Në sulm dyshohet se kanë marrë pjesë 3 persona me 2 prej tyre që kanë qëlluar, ndërsa personi i tretë ka qenë në timon.

    Pas djegies së makinës ata dyshohet se janë larguar në drejtim të Vlorës. Deri tani janë shoqëruar disa persona në Vlorë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit