Nuk kishte absolutisht asnjë si Tina Turner, një nga artistet më të suksesshme në histori. Ajo ndërroi jetë më 24 maj në moshën 83-vjeçare si pasojë e një sëmundjejë të rëndë.
Mbretëresha e Rock n’ Roll-it la pas një trashëgimi të pasur. Ajo i mësoi Mick Jagger-it se si të kërcente, i frymëzoi të gjithë nga David Bowie te Beyonce.
Siç detajohet në filmin biografik të vitit 1993, “What’s Love Got to Do With It”, jeta e Tina-s nuk ishte e lehtë. Ajo u rrit në një fshat në Tennessee, filloi të këndonte me bashkëshortin e ardhshëm Ike Turner kur ishte adoleshente dhe vuajti sjelljen e tij abuzive, kontrolluese për vite me radhë përpara se të shpëtonte më në fund prej tij.
Suksesi i saj solo nuk ishte i menjëhershëm. Pas vitesh punë të palodhur, dyer të mbyllura dhe refuzime, Turner u rikthye fuqishëm në karrierë në vitet ’80.
Në nder të jetës dhe karrierës së saj muzikore, kemi përmbledhur në vijim disa nga këngët më të mira të Tina Turner.
“A Fool in Love” (1960)
“River Deep, Mountain High” (1966)
“Funkier Than a Mosquita’s Tweeter” (1970)
“Nutbush City Limits” (1973)
“Proud Mary” (1971)
“Acid Queen” (1975)
“Let’s Stay Together” (1983)
“What’s Love Got To Do With It” (1984)
“Private Dancer” (1984)
“Better Be Good to Me” (1984)
“We Don’t Need Another Hero” (1985)
“Typical Male” (1986)
“The Best” (1989)
“I Don’t Wanna Fight” (1993)