13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sot do të festonte ditëlindjen, Landi Hysi kujton Dr. Florin: Një mijë fjalë s’do të ishin të mjaftueshme

    Dr. Flori, artisti shumë i dashur për publikun shqiptar ndërroi jetë në vitin 2014. Ishte një humbje e madhe për të afërmit, kolegët dhe miqtë e tij. Ai do të kujtohet gjithmonë për kontributin që dha në muzikën shqiptare. Sot ai do të festonte 43 vjetorin e lindjes.

    Një ndër miqtë e tij më të mirë, Landi Hysi e ka kujtuar në këtë ditë të veçantë. Ai ka publikuar një foto të grupit West Side Family, ku krahas së cilës ka shkruar se boshllëku mbetet por nuk ka mbetur gjë tjetër veçse ta kujtojë përmes fotove.

    Statusi i plotë

    Thonë: “Një foto vlen sa një mijë fjalë”.

    Nuk e di nëse një mijë fjalë do të ishin mjaft, por edhe nëse do të ishin, boshllëku mbetet e s’kam ç’bëj tjetër veçse të shoh foton e të kujtoj të gjitha ato momente të jetuara, të cilat sigurisht ua kalojnë fjalëve.

    Në kujtim të Floran Kondit, i njohur si Dr. Flori

    28 shkurt 1979 – 17 nëntor 2014

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit