4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Spanja rrit pagën minimale në 1 mijë euro

    Qeveria spanjolle dhe dy sindikatat kryesore në vend, nënshkruan një marrëveshje për të vendosur që paga minimale të jetë 1 mijë euro në muaj, duke filluar që nga ky vit.

    Kundër këtij vendimi u shprehën dy shoqatat kryesore të sipërmarrësve vendas, me arsyetimin se ky nuk është momenti për të rritur pagat minimale, pasi situata ekonomike në vend është e paqëndrueshme, sidomos në sektorin e agrokulturës dhe turizmit.

    Duke konfirmuar marrëveshjen, ministrja spanjolle e Punës foli për një rezultat shumë të rëndësishëm për vendin dhe theksoi se objektivi është një shoqëri që nuk bazohet në paga të ulëta. Në Bashkimin Evropian, 21 vende kanë një pagë minimale kombëtare. Luksemburgu është i pari vend në BE për sa i përket pagës minimale prej më shumë se 2 mijë eurosh.

    Vendi ndiqet nga Irlanda, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca. Italia është mes gjashtë vendeve të BE-së që nuk kanë një pagë minimale fikse së bashku me Suedinë, Finlandën, Danimarkën, Austrinë dhe Qipron.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit