24.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Stresi i përgjërohet publikisht ish- bashkëshortes: Hajde më tako

    Stresi i ka bërë së fundmi një kërkesë publike ish bashkëshortes së tij Keisit. I pyetur se çfarë do t’i mbetej pishman në aventurën e “BBVK” nëse eliminohet, ai  iu përgjërua publikisht Keisit që të shkojë ta takojë atje.

    “Kjo është aventura më e mirë që kam kaluar në jetën time dhe besoj që do jetë e fundit. Nëse do dal nesër do jetë pishmani i jetës nëse nuk do ma realizojnë ëndrrën time, që bashkëshorten time të ma sjellin këtu. Keisi të përgjërohem hajde. Ma plotëso dëshirën mua dhe të gjithë atyre që ma duan të mirën edhe ik kur të duash. Ky është misioni im, që të fitoj dashurinë time më të madhe të jetës”- u shpreh Stresi.

    Stresi ka pranuar më herët në “BBVK” se e ka tradhtuar.“Ky është realiteti im dhe nuk po shtoj asgjë. Unë thjesht dua t’i kërkoj falje me gjithë shpirt Keisit, familjes së saj, pastaj familjes sime dhe mjafton të më pranojë faljen dhe jemi në rregull.

    Edhe nëse sdo të bëhet ajo gjë, unë i kërkoj falje asaj shpirtërisht. Nana më ka msu ndryshe me qenë me femrat. Thjesht nuk jam sill mirë me të, ajo më ka trajtuar mua si mbret, unë nuk arrita ta trajtojë atë si mbretëreshë. Ky është komplet fatal i imi. E kam tradhtuar atë. Ajo sakrifikoi krejt familjen e saj, la Kanadanë dhe gjithë punën e saj për të jetuar me mua”, deklaroi reperi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit