spot_img
spot_img

“Ta martoj tët ëmë”, aktori Agron Llakaj përfundon në urgjencë: Kalova disa orë…

spot_img

Aktori Agron Llakaj ka përfunduar mbrëmjen e djeshme në urgjencë ku ka treguar se i është dashur të kalojë disa orë të mira.

Ka qenë vetë Llakaj i cili ka rrëfyer se ka qenë në urgjencë, por arsyeja pse aktori zgjodhi të bënte këtë rrëfim nuk ishte gjendja e tij shëndetësore, por një episod aspak i këndshëm.

Postimi i Llakajt

Ngjarje te Urgjenca e QSUT ne mesnate.

I forti-doktooor?!ooo,eeeej!

(vjen doktori)

doktori-urdhero perse bertet?!

i forti-plasi syte, po me vdes babai!

doktori-nuk vdes babai pa merak, ja te lirohet nje shtrat dhe do e shikojme vec mos bertit?!

I forti-ore merr vesh ti,me ke flet keshtu e?! Une te martoj tetem!

doktori-dakord!sherojme babane sot dhe neser martoma ‘tetem’!

(Pas rreth 1 ore i forti me babane u larguan nga urgjenca pasi moren dhe sherbimin.

Halli ndoshta na erreson syte dhe logjiken, por per mua Ata mjeke dhe infermiere jane heronj, te mite, te tute dhe tanet.

Kur e pyeta doktorin-Ku e gjen forcen e durimit per ate lloj komunikimi?!

Me tha -Kur futem ne pune bej nderrim gjaku, fus gjak nordik dhe heq gjakun tim prej shqiptari…,se ndryshe do sherbenim me automatik.

Lajmet e fundit