24.5 C
Tirana
E premte, 17 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    U tërhoq nga gara, Endri Shabani i “Nismës Thurje” nuk mblodhi dot firmat

    Dje, Endri Shabani i “Nismës Thurje”, një nga aktivistët e dështuar të Aleancës Kuqezi të shkolluar nga George Soros ka deklaruar se është tërhequr nga gara për Tiranën, duke u justifikuar se në këtë fazë e ka të pamundur të fitojë garën.

    Kështu Shabani tha se nuk do të ketë asnjë kandidat për bashkinë e Tiranës.

    “Nuk po u ofrojmë qytetarëve një zgjedhje për kryetar bashkie, sepse në këtë fazë që jemi është e pamundur ta fitojmë këtë garë”, u shpreh kreu i “Nismës Thurje” ndër të tjera.

    Në fakt e vërteta është se Shabani është tërhequr se nuk mundi të mblidhte dot firmat për regjistrimin e “Nismës Thurje” në zgjedhje.

    Në një kryeqytet si Tirana ku votojnë rreth 300 mijë banorë, Shabani nuk mbledh dot as 1% të firmave.

    Madje edhe po të kandidonte përballë kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kandidatit të opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi do të merrte më pak se 1%.

    Nuk i jep njeri votë “Nismës Thurje”, të themeluar nga xhepisti dhe hajduti i Ilir Metës, Besjan Pesha.

    Kështu Endrit Shabani është tërhequr nga gara pasi ka parashikuar këtë rezultat negativ dhe qesharak që do të merrte në zgjedhjet e 14 majit ndaj ende pa nisur pranoi humbjen.

    Kujtojmë se më parë Shabani krekosej se do të garonte përballë Veliajt dhe Këlliçit, por vetëm një ditë më parë pranoi realitetin e hidhur që nuk mblidhte dot as 1% të firmave për ta regjistruar “Nismën Thurje”.

    “‘Nismën Thurje’ do ta përfaqësoj unë, do ta drejtoj unë këtë fushatë duke filluar që nga Tirana. E sigurt është që unë si Endrit Shabani do drejtoj fushatën përballë këtyre të dyve (Veliajt dhe Këlliçit) dhe përballë alternativave që ata përfaqësojnë, sepse qytetarët e Tiranës kanë nevojë për një alternativë më të shëndetshme”, u shpreh ai.(CNA.al)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit